Telegrafi

Acer sjell Chromebook-un më të madh

Kompania tajvaneze e cila është pozicionuar si njëra ndër prodhuesit kryesor të laptopëve Chromebook, do ta lansojë modelin e ri të laptopit të kësaj linje me ekranin prej 15.6 inç, ndërsa modeli i laptopit është koduar si Acer C910, dhe pritet të vijë në mars të vitit të ardhshëm, raporton OMG Chrome.

Sipas faqesm Acer C910 do të jetë njëri ndër modelet e “forta” të Chromebook-ëve që do të vijë në fillim të 2015, bashkë me Acer C740, që thuhet se do ta ketë ekranin me 11 inç.

Përveç erkanit të madh, Acer C910 Chromebook do të vijë edhe me 1366 x 768 apo 1920 x 1080 piksel, procesorin Intel Broadëell apo Core i3, 2GB dhe 4GB RAM (2 variante), 16GB apo 32GB memorie të brendshme, dhe Bluetooth, HDMI, USB 3.0, etj. (Telegrafi)