Telegrafi

Acer shtyn lançimin e tabletit Iconia për në Qershor

Njoftimi është bërë nga drejtuesit e kësaj kopanie, të cilët kanë deklaruar se shkak për këtë shtyrje për lançimin e këtij tableti të shumëpritur, është mospërputhja e ekranit të tij me sistemin Android 3.0. Gjithçka ka të bëjë me faktin se Google ka krijuar Androi 3.0 të përshtatshëm për ekranet 10 –inch dhe jo 7-inch, saç është tableti i Acer.

Gjithashtu Acer ka njoftuar se edhe shpërndarja e telefonit të mençur Iconia, do të bëhet në muajin Qershor. /Telegrafi/