Telegrafi

Acer prezanton tabletin Iconia A3

Acer Iconia A3 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç, me 1280 x 800 piksel, si dhe procesorin quad core cortex A7 1.2GHz.

Karakteristikat tjera të Acer Iconia A3 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, si dhe opsionin për ta blerë tabletin në 16GB apo 32GB memorie të brendshme.

Iconia A3 do të jetë në dispozicion në lidhjet me WiFi, si dhe në atë me WiFi dhe 3G. Çmimi i modelit vetëm me WiFi do të jetë 249 Euro, ndërsa ai me WiFi dhe 3G do të jetë 299 Euro. / Telegrafi /