Telegrafi

Acer prezanton pesë telefona dhe një tablet

Kompania Acer i bëri të gjitha këto prezantime zyrtare në këtë fundjavë. Në total, në vitin 2014 Acer ka kompletuar totalin e 7 pajisjeve të reja të mençura.

Pajisja më interesante është mbështjellësi i dorës Liquid Leap dhe telefoni i lakuar Liquid Jade. Të dy pajisjet do të jetë paketohen së bashku "në tregjet e zgjedhura," tha Acer në një njoftim për shtyp.

Fillimisht, Acer Liquid Leap është parë në muajin prill, por atëherë Acer nuk e kishte konfirmuar lansimin e saj.

Liquid Leap sjell ekranin me diagonalen prej 1” të vendosur në një rrip ore me material prej gome për ta përcjell aktivitetin tuaj në palestër, pushimin fizik, duke përfshirë edhe gjumin, njoftimet e telefonit dhe kontrollin e muzikës. Jetëgjatësia e baterisë është thënë se do të zgjasë deri në shtatë ditë.

Në anën tjetër, Liquid Jade sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5” në formatin HD me Android 4.4 KitKat, dhe kamerë të pasme me 13MP.

Të dyja pajisjet e reja të Acer do të paraqiten në treg në tremujorin e tretë të vitit, ka thënë Acer.

Dhe kjo nuk është e tëra, pasi Acer ka prezantuar edhe 4 telefona të rinj.Modeli Liquid X1 sjell procesorin 1.7 GHz octa-core, kamerën me 13MP, ekranin prej 5.7”, 2GB memorie dhe portin për microSD kartelë.

Në mesin e modeleve tjera të telefonave është edhe Liquid X1, i cili i kushtohet bizneseve, edhe pse me një kosto jo shumë të madhe, dhe modelet Liquid E700 dhe Liquid E600.

Për fund, Acer e ka lënë prezantimin e tabletit Acer Iconia Tab 8, me ekranin prej 8” me 1920 x 1200, procesorin Intel Atom quad-core, Android KitKat dhe portin microSD. /Telegrafi/