Telegrafi

Acer prezanton modelin Liquid C1

Tani, është njoftuar se Intel ka krijuar partnerit me Acer për lansimin e telefonit të quajtur Liquid C1, i cili tani është lansuar në Bangkok të Tajlandës. 

Telefoni i mençur bazohet në procesorin e Intel, Lexington Atom Z240, ndërsa çmimi i Liquid C1 pritet të jetë rreth 336 dollarë. 

Drejtori i Intel për Azinë Juglindore, Uday Marty tha se lansimi në Indonezi është bërë pasi që ky treg është i njohur për përdoruesit e rinj mobil, të cilët pritet ta blejnë këtë model të telefonit. 

Përndryshe, Acer Liquid C1 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3-inç, kamerën me 8-mega-piksel, baterinë me 2,000mAH, si dhe versionin e ri të Android, 4.0 ICS. / Telegrafi /