Telegrafi

Acer prezanton modelin e ri të Chromebook C720p

Bashkë me produktet e tjera, Acer ka prezantuar edhe laptopin e ri të linjës Chromebook, përkatësisht modelin Acer C720p Chromebook, i cili do të fillojë të shitet në Zvicërr, Gjermani, Angli, Francë, Rusi dhe Holandë për një kosto prej 299€.

Modeli i ri i laptopit Chromebook vjen me ekranin me diagonalen prej 11.6’’ në HD LED me rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve.
Acer C720p Chromebook posedon procesorin Haswell Intel Celeron 2955U, 2GB RAM, 32GB memorie të brendshme.

Modeli i ri i Chromebook gjithashtu sjell edhe baterinë e përmirësuar deri në 7.5 orë pune, duke iu falënderuar teknologjisë Haswell. / Telegrafi /