Telegrafi

Acer prezanton modelet Liquid Jade S dhe Liquid Z410

Dy modelet e reja të telefonave nga Acer, përkatësisht Liquid Jade S dhe Liquid Z410, janë duke u prezantuar në panairin e madh të teknologjisë në Las Vegas për momentin, dhe të njëjtit thuhet se do të paraqiten në tregje të caktuara në fund të muajit janar e deri në fund të muajit shkurt.

Liquid Jade S që kushton 299 euro, do të paraqitet së shpejti në Evropë, dhe me vete do të sjell Android KitKat me procesorin 64-bit octa-core 1.5 GHz MediaTek MT6572M.

Përveç këtyre specifikave, Jade S do të përfshijë edhe lidhjen pë rrjetin 4G LTE, 2 GB RAM, ekranin me diagonalen prej 5-inç në 720p, kamerën e pasme me 13 MP dhe baterinë me 2,300 mAh.

Ndërsa, Liquid Z410 që kushton 129 euro sjell ekranin me 4.5 inç, cilësinë e zërit në DTS Studio Sound, procesorin MediaTek 64-bit quad-core, kamerën e pasme me 5 MP, 2 MP në pjesën e përparme dhe 5 orë e gjysmë jetëgjatësi të baterisë. (Telegrafi)