Telegrafi

Acer prezanton laptopin e jashtëzakonshëm për vetëm 299 dollarë

Në fakt, Acer është duke e bërë gati modelin Chromebook C702P, laptopin me ekranin e ndjeshëm në prekje i cili bazohet në sistemin operativ të Google.

Chromebook C702P posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 11..6 inç në HD LED, me 1,366 x 768 piksel, si dhe procesorin e Intel, Celeron 2955U, 32GB SSD dhe 2GB DDR3 RAM.

Në mesin e karakteristikave tjera të këtij laptopi është edhe bateria e fuqishme e cila ka jetëgjatësi deri në 7.5 orë, USB 3.0 dhe 2 porte, një dalje për HDMI, kartelën SD me mundësi të zgjerimit deri në 100GB tjera shtesë përmes Google Drive.

Nëse mendoni se këtu përfundon e tëra, atëherë jeni gabim sepse mbi të gjitha Chromebook C702P është edhe më atraktiv për nga çmimi, sepse laptopi kushton vetëm 299 dollarë në Amazon. / Telegrafi /