Telegrafi

Acer prezanton laptopët e rinj Chromebook

Acer C720 Chromebook me çmimin prej 350 dollarëve vjen me 2GB RAM, i mbështetur edhe nga Intel HD Graphics 440, si dhe 32GB në hard disk (SSD).

Acer C720 Chromebook është i pajisur edhe me ekranin me diagonalen prej 11.6 inç në HD me rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve, së bashku me Bluetooth 4.0 dhe portin për HDMI, USB 3.0, lexuesin e kartelave si dhe baterinë e aftë për aktivitet të laptopit deri në 8,5 orë.

Acer gjithashtu ka vënë në dispozicion një model tjetër më të avancuar, të pajisur me 4GB RAM, për çmimin prej 380 dollarëve, i cili duket si një ofertë shumë e mirë, për një kosto jo edhe shumë të lartë për një laptop të ri./Telegrafi/