Telegrafi

Acer prezanton inovacionin e saj të fundit, Aspire R7

Dizajni i Aspire R7 është krejt ndryshe prej asaj që jemi mësuar të shohim zakonisht. I krijuar nga një mbështjellës i metaltë, Aspire R7 palohet si laptop, ndërsa ekrani i pajisjes mund të rrotullohet dhe të vihet në pozitë të rrafshtë, sikurse laptopët konvertibil. 

Ndërsa në katrorin përpara tastierës të cilën e përdorim si maus për punë në laptop, është vendosur funksioni i cili e lejon ekranit të ngritet dhe të shërbejë si një kompjuter personal. Dhe kjo nuk është e tëra, pasi Acer e ka bërë të mundur që ekrani i Aspire të mund të ofrohet për ta përdorur më lehtë ekranin e ndjeshëm në prekje.

Përveç funksioneve inovative, Aspire R7 sjell edhe karakteristika tjera të avancuara në harduer, pasi që posedon ekranin 15.6 inç me 1080p, procesorin Intel Core i5 me 6GB RAM, 500GB, 24GB me SSD, tri porte për USB, dalje për HDMI dhe lexues për SD kartelë. Çmimi i këtij modeli të tabletit, laptopit dhe kompjuterit personal pritet të jetë 1000 dollarë. / Telegrafi /