Telegrafi

Acer prezanton ekranin Web Surf Station

Ky lloj i monitorit është dizajnuar që tu mundësojë përdoruesve të shfletojnë në ueb dhe të shohin përmbajtje të ndryshme multimediale pa pasur nevojë që të lidhet kompjuteri.

Modeli i ri i Acer DX241H është një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje me 24 inç, rezolucion Full HD në 1920 x 1080, 16:9, si dhe kontrast 80,000:1.

Ekrani është i optimizuar që të përdor teknologjinë e njohur si Adaptive Contrast Management.

Ekrani ofron një spektër të gjerë të porteve, duke përfshirë ato për CGS, HDMI, USB, si dhe lexuesin e kartelës, e cila mundëson shpërndarjen e fajllave në sistemin shpërndarës të Acer të njohur si clear.fi. / Telegrafi /