Telegrafi

Acer nuk heq dorë nga tabletët

Kjo është përgjigja e kompanisë në thashethemet e mëhershme të cilat paralajmëronin uljen e numrit të punëtorëve në departamentet për prodhimin e tabletëve, dhe tërheqjen eventuale të kompanisë nga ky treg.

Situatën momentale në kompani për sa i përket tabletëve Shih e quajti të “pashmangshme”, e ngjashëm ishte edhe gjatë hyrjes së Acerit në tregun e portativëve, shtoi ai. Duke pasur parasysh se zhvillimi i smartphonëve, tabletëve dhe portativëve ka pjesë të përbashkëta, Acer do të thjeshtësoi organizimin me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe konsolidimit të resurseve.

Acer linjën e vet të përtërirë të tabletëve do ta paraqes në CES në fillim të janarit. Sipas pritjeve, ylli kryesorë do të jetë modeli Iconia Tab A700 me Tegra 3 të Nvidias. /Telegrafi/