Telegrafi

Acer me telefona dhe orë të mençur në MWC

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Acer në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se telefonat e rinj dhe mbase ndonjë orë e mençur ose bylyzyk për fitness do të prezantohet – sepse këtë nuk e ka specifikuar.

Sipas të gjitha gjasave, dhe sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se Acer do ta lansojë së paku një orë të mençur, dhe dy telefona të rinj mobil.

Por kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për tu kuptuar kjo gjë. (Telegrafi)