Telegrafi

Acer me Chromebook të ri me 200 dollarë

Modeli më i ri i Acer Chromebook C720-2848 ka pësuar një numër ndryshimesh në punë, edhe pse bazohet në procesorin e Intel Celeron të bazuar në arkitekturën e Haswell, ndërsa e veçanta e këtij modeli është çmimi i jashtëzakonshëm prej 200 dollarësh.

Acer Chromebook posedon ekranin me diagonalen prej 11.6 inç në high-definition si dhe rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve, 16 GB (SSD) si dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Acer Chromebook C720-2848 përfshijnë edhe kamerën high definition, lidhjen 802.11 a/b/g/n WiFi dhe dy përforuces të zërit. Bashkë me USB 2.0 dhe 3.0, dhe portin për HDMI mundësohet shfaqja e përmbajtjes në HDTV.

Sa herë që ju bleni një Google Chromebook, gjiganti amerikan Google gjithashtu ju ofron edhe 100GB hapësirë në Drive për dy vitet e ardhshme, bashkë me shërbimin Google Play Music All Access dhe12 lejime Gogo Inflight. / Telegrafi /