Telegrafi

Acer Liquid Z500, model i lirë i telefonit të mençur

Acer thotë se në këtë telefon, përdoruesit marrin kualitetin e muzikës së CD-së, e cila mundësohet nga dëgjueset e fuqishme që janë të pajisura me DTS Studio Sound.

Karakteristikat tjera që dihen për Liquid Z500 përfshijnë ekranin e ndjeshëm me 5-inç në IPS dhe tri opsione të ndryshme të ngjyrave, në të cilat ofrohet modeli më i ri i telefonit të Acer.

Kamera e pasme e telefonit sjell 8MP, ndërsa telefoni pritet të debutojë më 15 shtator, për një çmim të volitshëm prej 149 eurosh. (Telegrafi)