Telegrafi

Acer Liquid Z5 vjen edhe në Evropë, për 170 euro

Çmimi i Acer Liquid Z5 sillet rreth 170 euro dhe është në dispozicion për blerësit potencial. Në Evropë pritet që fillimisht të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas edhe në Holandë, Gjermani, Francë dhe Itali. Edhe në këto vende, çmimi i këtij modeli të ri të telefonit të Acer do të jetë i përafërt me 170 euro.

Në fillim të këtij muaji, Acer Liquid Z5 ishte bërë publik dhe telefoni posedon ekranin prej 5 inç FWVGA (480 x 854), procesorin dual-core 1.3 GHz Cortex-A7 MediaTek MT6572, 512 MB RAM, Mali-400 GPU dhe Android 4.2.2 Jelly Bean.

Për më shumë, Acer Liquid Z5 sjell edhe ndërfaqen e personalizuar, e cila mundëson navigim të thjeshtë në telefon dhe aplikacionet mobile. Liquid Z5 vjen edhe në versionin me dy sim-kartela. / Telegrafi /