Telegrafi

Acer Iconia Smart, vjen në shtator

Mirëpo, që prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar më asgjë lidhur me ndonjë datë të mundshme të lansimit të këtij modeli. 

Megjithatë, në një publikim të faqes së Acer në Gjermani është publikuar lajmi se Acer Iconia Smart do të dal gjatë muajit të ardhshëm, dhe se çmimi i këtij modeli do të jetë 730 dollarë amerikan. 

Acer Iconia Smart është i pajisur me ekran masiv të ndjeshëm në prekje, me diagonale prej 4.8 inç, me 1024 x 480 piksel. 

Për më shumë, modeli i ri i telefonit të Acer mbështetet edhe me procesorin me 1GHz Scorpion, 512MB RAM, dhe 8GB memorie të brendshme. 

Karakteristikat tjera të Acer Iconia Smart përfshijnë edhe kamerën me 8MP me 3264 x 2448 piksel, ndriçuesin LED, detektorin e fytyrës dhe buzëqeshjes, stabilizimin e fotografisë dhe shumë funksione tjera të avancuara. / Telegrafi /