Telegrafi

Acer Iconia B1, super-tablet për 99 dollarë?

Duke e cituar një burim të afërt me këtë projekt, Wall Street Journal raporton se modeli i lirë i tabletit i cili bazohet në Android do të debutojë në muajt e parë të 2013.

Sipas burimeve të gazetës prestigjioze, Iconia B1 do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, 1,024 x 600 piksel, procesor 1.2-GHz dual-core, ndërsa karakteristikat tjera thuhet se do të jenë të ngjashme me ato të tabletit rival Kindle Fire të Amazon ose me ato të Nook Color.

Me sa duket, prodhuesi tajvanez Acer ka në plan të depërtojë në tregun kinez fillimisht, dhe më pas tu ofrohet edhe përdoruesve amerikan. / Telegrafi /