Telegrafi

Acer Iconia A100 në shitje për 349.9 $

Ky model i ri i Acer mund të gjendet përmes linjës së dyqaneve SuperBiiz, të cilët ofrojnë shërbime edhe në internet. Ju kujtojmë se bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Androi 3.2 Honeycomb, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 1024 x 600, me procesor 1 GHz Tegra 2 dual-core, 1 GB/RAM, memorje të integruar 8 GB me mundësi rritje përmes kartës mikro SD.

Acer Iconia A100 ka dy kamera të integruara. Njëra ndodhet në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel, ndërsa në pjesën ballore të tij 2 megapiksel. Gjithashtu ky model ka edhe WiFi, Bluetooth dhe portë HDMI.

Aktualisht ky tablet ndodhet në treg dhe kushton 349.9 $ /Telegrafi/