Telegrafi

Acer Chromebook R13 tani mbështet edhe aplikacionet e Android

Google ka filluar me  ofrimin e aplikacioneve të Android applications (beta) në Chromebook, dhe në këtë mes tani e ka shtuar edhe modelin Acer Chromebook R13.

Google më herët e aktivizoi Google Play Store për Acer Chromebook R11, Asus Chromebook Flip, dhe Google Chromebook Pixel (2015) ndërsa tani ka shtuar edhe modele të reja të laptopëve që bazohen në sistemin e saj operativ.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Acer Chromebook R 13 kushton 399 dollarë dhe vjen me 64GB memorie të brendshme në MediaTek MT8173C quad-core me PoëerVR GX6250 grafika që mbështeten nga 4GB RAM.

Tableti i konvertueshëm nga Acer është gjithashtu i pajisur me një ekran 13.3 inç dhe një kamerë në 720p.

Chromebook R 13 u zbulua për herë të parë në korrik dhe është krijuar për të siguruar deri në 12 orë përdorim me një mbushje të vetme me rrymë.