Google ka filluar me ofrimin e aplikacioneve të Android applications (beta) në Chromebook, dhe në këtë mes tani e ka shtuar edhe modelin Acer Chromebook R13.
Google më herët e aktivizoi Google Play Store për Acer Chromebook R11, Asus Chromebook Flip, dhe Google Chromebook Pixel (2015) ndërsa tani ka shtuar edhe modele të reja të laptopëve që bazohen në sistemin e saj operativ.
Për të gjithë ata që kanë harruar, Acer Chromebook R 13 kushton 399 dollarë dhe vjen me 64GB memorie të brendshme në MediaTek MT8173C quad-core me PoëerVR GX6250 grafika që mbështeten nga 4GB RAM.
Tableti i konvertueshëm nga Acer është gjithashtu i pajisur me një ekran 13.3 inç dhe një kamerë në 720p.
Chromebook R 13 u zbulua për herë të parë në korrik dhe është krijuar për të siguruar deri në 12 orë përdorim me një mbushje të vetme me rrymë.