Telegrafi

Acer Chromebook R 13 vjen në tetor!

Acer ka zbuluar se është duke planifikuar të lansojë hibridin tablet-laptop të shumëpritur Acer Chromebook R 13 gjatë tetorit me çmim prej 399 dollarëve.

Acer Chromebook R 13 do të vijë i pajisur me hapësirë të brendshme prej 64GB, procesorin MediaTek MT8173C dhe kartelën grafike PoëerVR GX6250 të mbështetur nga 4GB RAM memorie.

Acer ka pështatur tabletin e ndërrueshëm me ekran prej 13.3” dhe kamerë 720p. Chromebook R 13 për herë të parë është zbuluar në korrik dhe është dizajnuar për të sjellur punë deri në 12 orë me një karikim të vetëm.

Lidhjet që përmban kjo pajisje përfshijnë portin USB 3.0, HDMI dhe kartelën microSD për zgjerim të hapësirës.