Telegrafi

Acer Chromebook e kopjon MacBook Air, dhe shitet për 299 dollarë!

Modeli i ri i laptopit të Acer, Chromebook 14 duket se do të jetë një version më kompakt prej metali, që mes tjerash ofron jetëgjatësi të baterisë me 12 orë, 4GB RAM. Dhe vjen me pamje sikurse të MacBook Air.

Acer do të ofrojë disa variante të laptopit të saj të metaltë, duke përfshirë atë me ekranin full HD — 1920×1080 —32GB memorie dhe 4GB RAM. Dhe për më mirë se kaq, këto modele do të fillojnë me çmime prej  vetëm 299 dollarë.