Telegrafi

Acer Chromebook 11” kushton vetëm 95 dollarë

Nëse ju pëlqen sistemi operativ i Google, Chrome OS, atëherë ky laptop preferohet, nëse nuk keni pritje të mëdha. Madje edhe duket bukur dhe është i lehtë, dhe iu dedikohet studentëve kryesisht.

Chromebook ka procesorin e Intel Celeron 2.16 GHz Processor, 2GB RAM, dhe 16GB memorie për dokumente dhe muzikë.

Natyrisht se në të nuk mund të punoni me softuerë që marrin shumë hapësirë dhe procesor, por megjithatë mund të jetë shumë i vlefshëm për emaila dhe punë tjera më të lehta.