Telegrafi

Acer Chromebook 11 dhe 14 “zbarkojnë” në Google Store!

 

Acer është njëri ndër prodhuesit kryesor në Chrome OS, ndërsa sot kompania ka zbuluar dy modelet e reja të linjës së saj të laptopëve Chromebook.

Modelet e reja të laptopëve nga Acer janë Chromebook 11 dhe Acer Chromebook 14, të cilët posa kanë arritur në Google Store.

Të dy modelet e Chromebook janë shumë interesant pikërisht për faktin se vijnë me specifika premium të cilat nuk janë edhe aq të zakonshme për laptopët Chromebook, pasiqë këto modele iu kushtohen studentëve dhe janë të menduar të jenë të lirë në kosto.

Në mesin e karakteristikave më të dallueshme është mbështjellësi i metaltë që ju jep përdoruesve një përvojë unike dhe cilësore për laptopë.

Acer ka vendosur që Chromebook 11 dhe Chromebook 14 t’i shesë me kosto të ulët, përkatësisht për 179.99 dhe 299.99 dollarë, respektivisht.