Telegrafi

Acer C720 Chromebook, kushton 250 dollarë!

Modeli i koduar si C720 posedon ekranin me diagonalen prej 11.6-inç, si dhe procesorin prej 1.4GHz Celeron, bashkë me 4GB RAM, si dhe 8.5 orë jetëgjatësi të baterisë.

Modeli i ri i laptopit të Acer përfshin edhe 16GB memorie të brendshme, e cila i ka ndihmuar prodhuesit që të dal me një dizajn rreth 30 për qind më të hollë.

Edhe pse Acer ende nuk e ka dhënë datën e debutimit të laptopit të saj të ri në treg, modeli i ri i Chromebook mund të blihet për një kosto prej 250 dollarësh në Amazon dhe Best Buy. / Telegrafi /