Telegrafi

Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Acer C710-2833 Chromebook vjen me 16GB solid state disk (SSD) dhe i njëjti do të bazohet në sistemin operativ Chrome.
Gjithashtu, Acer C7 Chromebook posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 11.6 inç me rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve, i mbështetur edhe nga procesori 1.1 GHz Intel Celeron 847 dual-core dhe 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Acer C7 Chromebook përfshijnë edhe 802.11a/b/g/n WiFi dhe lidhjen Ethernet bashkë me 3 x USB 2.0, kamerë të përparme dhe flash card reader. / Telegrafi /