Telegrafi

Acer Aspire E100

Pesha e laptopit është rreth një kilogram, trashësia nuk kalon 24 milimetra, e shtëpiza pjesërisht e gomëzuar ofron mbrojtje nga goditjet. Është integruar një gigabajt memorie DDR3, disku prej 250-gigabajtësh, ndriçimi LED i prapavijës së ekranit si dhe kamera e uebit.

Kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në tetë orë, e laptopi do të ofrohet me dy sisteme operative – Windows 7 e Android.

Së bashku me softuerin edukativ, Aspire E100 do të ofrohet edhe me garancinë trevjeçare. /Telegrafi/