Site icon Telegrafi

Ancelottin siç nuk e keni parë më parë, i ikën truri për një moment dhe tërbohet me yllin e Realit

Real Madridi ka marrë fitoren e tretë radhazi në La Liga në po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri.

Madrilenët kanë mposhtur me shumë vështirësi Celta Vigon në udhëtim me rezultat minimal 0-1, falë një goli të vonshëm nga Jude Bellingham.

Los Blancos kanë mundur më herët të shënojnë gol, por sulmuesi brazilian Rodrygo ka humbur penalltinë në minutën e 68-të të kësaj sfide.

Lexo po ashtu Jude Bellingham është sërish heroi i Real Madridit - mposhtin me vështirësi Celta Vigon

E humbja e penalltisë ka nervozuar jashtëzakonisht shumë teknikun italian Carlo Ancelotti që ndryshe njihet si një nga trajnerët më të qetë.

Pavarësisht se Luka Modric ishte ekzekutues i penalltisë, Rodrygo u shfaq te topi duke marrë përgjegjësinë dhe duke e humbur atë.

Kjo ka bërë që Carlo Ancelottit t’i ikën truri për një moment pasi u shfaq i tërbuar me gabimin e sulmuesit brazilian.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1695180139456327700?s=20

64-vjeçari është kapur nga kamerat duke bëritur jashtëzakonisht shumë dhe duke përplasur për tokë një shishe të plastikës.

“Asnjë nga lojtarët nuk e ka lirinë për të zgjedhur se cili do të godasë penalltitë. I thashë Valverdes se duhej të godiste Modric, por nuk e di çfarë ndodhi në fushë”.

“Lojtarët zgjodhën që të godiste Modric dhe unë nuk kisha kohë që ta ndryshoja. Jam pak i mërzitur për këtë, por e di që bëhet fjalë për një keqkuptim. Ishte pak e vështirë që të komunikoja me lojtarët në fushë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Gjithsesi në fund të ndeshjes për fat të mirë të Rodrygos madrilenët fituan falë një goli nga Jude Bellingham në minutën e 81-të. /Telegrafi/

Exit mobile version