Telegrafi

Accer lanson Chromebook-un e ri

Modeli i ri i laptopit të Accer, përveç ekranit me 11.6 inç, sjell edhe rezolucionin me 1366 x 768 piksel, ndërsa pajisja është e mbështetur nga procesori 1.1Ghz Intel Celeron 847, 2GB RAM, dhe 500 GB memorie të brendshme. 
Specifikat tjera të laptopit të Accer përfshijnë edhe baterinë me 5,000 mAh, HDMI, VGA, Ethernet dhe tri porte për USB, ndërsa bashkë me këto tipare vijnë edhe 100GB hapësirë falas në Google Drive, për dy vjet. / Telegrafi /