Site icon Telegrafi

Deputeti Avdyli e quan kryeministrin Rama zëdhënës të Serbisë  

Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar sot ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se duhet mirëkuptim për Serbinë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Avdyli në një postim në Facebook, në një fotografi të Edi Ramës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq shkruan “Paska fol zëdhënësi më i ri i Qeverisë Serbe”.

“Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”, shkruan Avdyli.

Lexo po ashtu ​Rama kërkon mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë: Presioni i tepërt mund të jetë i dëmshëm

Ndryshe, kryeministri Rama në një intervistë për Politico tha se “duhet të kuptoni se Serbia është në pozitë ndryshe nga vendet e tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”.

Ai tha se besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër presionit që po bëhet ndaj Beogradit për të bërë gjithçka shumë shpejtë, duke shtuar se Serbia është shumë e varur nga Moska për furnizimet me energji. /Telegrafi/

Exit mobile version