Telegrafi

Acarime personale mes Balotellit dhe Mourinhos?

Siç mëson Goal.com, Balotelli nuk ishte ftuar në skuadër për të udhëtuar në Londër pas një fjalosjeje me Mourinhon. Ky i fundit mori vendimin më të rëndë për shkak se nuk dëshiron që skuadra të shpërqendrohet para takimit kundër Chelseat.

Të hënën, në konferencën për shtyp, Mourinho u tregua i ashpër në pyetjen se pse nuk e ka ftuar Balotellin duke thënë: “Balotelli? Unë do të flas vetëm për ata që janë këtu”.

Natyrisht, grindjet e fundit mes trajnerit zikaltër dhe sulmuesit të ri, mund të ndezin spekulime për largimin e 19- vjeçarit në drejtim të Milanit. /Telegrafi/