Site icon Telegrafi

Acamar zbulon modelin Transformer

Ky model i tabletit me kompjuterin netbook nuk është dicka e re, por megjithatë Acamar Transformer është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 8.9 inç.

Acamar Transfomer posedon gjithashtu edhe procesorin e Intel, Atom N450 1.6GHz me një bërthamë, ndërsa pajisja është e mbështetur edhe me 2GB memorie të brendshme DDR, si dhe 120 GB hard drive.

Tableti minimal i njohur si Acamar Transfomer Netbook do të mbështetet nga Windows 7 dhe rezolucioni i ekranit me 1024 x 600 piksel, ndërsa specifikat tjera përfshijnë edhe dy USB 2.0 porte VGA, Ethernet, dhe lidhje me Bluetooth dhe Wi-Fi. / Telegrafi /
 

Exit mobile version