Site icon Telegrafi

AC/DC publikojnë një version të këngës “You Shook Me All Night Long” për të festuar 40-vjetorin e albumit

(Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Para katër dekadash, bendi legjendar “AC/DC” e lansoi albumin “Back in Black”, në të cilin ndodhej edhe kënga “You Shook Me All Night Long”.

Ndërsa në përvjetorin e 40-të të atij albumi, rokerët e kanë publikuar një video të këngës të shoqëruar me skena nga koncertet.

Xhirimet e “You Shook Me All Night Long” janë bërë në kuadër të turneut “Back in Black” të vitit 1981 në Tokio të Japonisë.

Në albumin e përmendur përfshihen edhe hitet e njohura të grupit, si “Hells Bells” e “Rock & Roll Ain’t Noise Pollution”.

Asokohe dhe në vitet pasuese, albumi është shitur në miliona kopje, ndërsa gjatë turneut muzikor stadiumet ishin të stërmbushura me publik.

Sipas revistës Rolling Stone, “Back in Black” ka qenë albumi më i suksesshëm i “AC/DC”, suksesin e të cilit nuk kishin arritur ta përsëritnin.

Megjithatë, pas atij albumi, rokerët kanë realizuar një sërë hitesh, si “Thunderstruck”, “Moneytalks” e “For Those About to Rock”, ndërsa albumi i tyre i fundit është “Rock or Bust” i incizuar në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version