Telegrafi

Abuzoi seksualisht me të miturën, zv.kryetari i qytetit serb mund të dënohet me 3 vjet burg (Foto)

Ndaj zëvendëskryetarit të qytetit Bor në Serbi, është ngritur aktakuzë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të ngacmimit seksual ndaj një të miture.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, zëvendëskryetari i Bor-it, Branko Periq, mund të dënohet deri në tri vjet burg.

Ky rast ka ngjallur reagime në opinion në dhjetor, kur janë publikuar fotografitë në të cilat shihet se si zëvendëskryetari i qytetit Bor, 60-vjeçari Periq shihet duke u përqafuar dhe puthur me një vajzë të mitur, 15-vjeçare, përcjell Telegrafi.

Këto fotografi më pastaj janë publikuar në rrjetin social Facebook,

Sipas gazetës serbe, abuzuesi dhe babai i vajzës janë shokë të shkollës, kurse Periq ishte mysafir i shpeshtë në shtëpinë e viktimës. /Telegrafi/