Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke cekur disa nga ndihmat që do t’i japin familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve nga tërmeti në Durrës e Thumanë, ka thënë se do të trajtohen në mënyrë të veçantë, ndërkohë, urgjentisht kërkoi që të gjitha këto familje të hynë në shtëpi të reja.
Rama në mbledhjen e jashtëzakonshmen të Qeverisë, ka thënë se në Durrës janë 19 ndërtesa që janë dëmtuar dhe njëmbëdhjetë prej tyre do të shemben plotësisht, ndërsa për shtatë do të pritet raporti i inxhinierëve.
Sipas tij, fëmijëve që janë të vendosur nëpër hotele duhet t’i sigurohet transporti për në shkolla, ndërsa, pasdite mësimdhënësit t’i ndihmojnë në bërjen e detyrave, pasi nëpër hotele ka hapësira ku mund të bëhet kjo.
Sa i përket ndihmave, Rama tha se duhet të garantohen që ushqimet janë të shëndetshme.
Ai tha se duhet të caktohet një person që duhet të komunikojë me këto familje për të parë se si është dëshira tyre.
“Ne jemi gati dhe të vendosin ata që janë në Thumanë të vendosen në mënyrë rekorde në Tiranë dhe ata të Durrësit të vendosin se nëse duan në Durrës apo Tiranë”, tha ai, transmeton kp.
Gjithashtu, tha se duhet të ndryshohet ligji për ata që kanë mbijetuar tërmeteve të cilët do të kenë trajtim financiar për gjithë jetën e tyre.
Ndërkohë, për të gjithë pensionistët e familjeve, Rama tha se do t’iu jepet pension i veçantë, njësoj siç e marrin njerëzit me kontribute të veçanta, siç janë akademikët, shkencëtarët, artistët.
Ai tha se familjet e prekura do t’u ndahet një milionë lekë të reja, duke përfshirë edhe familjen Abazi nga Gjilani.
Për nxënësit dhe studentët e familjeve të viktimave, do të përfitojnë një bursë nga 15 mijë lekë në muaj.
Rama tha se emergjenca ka një perimetër që është zgjeruar edhe me qarkun e Lezhës.
Sipas tij, nesër do të mbledhjet komiteti, ku edhe do të kontrollohen të gjitha mjetet në mënyrë që të mos keqpërdoren asnjë donacion.
“7 deri në 15 vjet burg dhe nuk duhet diskutohet fare, për ndërtuesit që kanë marrë leje për tri kate dhe abuzon duke ndërtuar ndërtesa në shtatë kate”, tha ai./Telegrafi/