Gjatë kësaj jave shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë marrë pjesë në një eveniment të zhvilluar në kryeqytet dhe gazetarët e emisionit “Thumb” të dy moderatoreve Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, i kanë intervistuar duke i pyetur se si i kanë marrëdhëniet me alkoolin.
Ervin Kurti, opinionist në Top Show Magazine ka treguar një histori që i ka ndodhur një natë kur e kishte tepruar me alkoolin.
“Kam një histori kur e kam tepruar me alkoolin. U zgjova te shtëpia e Elona Duros dhe u habita”.
“E pyeta si kisha shkuar aty dhe ajo më shpjegoi se gjatë natës kishim qenë në spital, kisha bërë tre serume”, është shprehur Ervini.