Lideri i Shtetit Islamik-ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi raportohet se është vrarë nga sulmet amerikane në qytetin sirian Raqqa.
Vdekja e tij, e raportuar nga e përditshmja turke Yenis Safak, përcjell Telegrafi, vlerësohet se do të ishte një humbje e madhe për xhihadistët dhe vjen disa ditë pas vrasjes së 50 njerëzve në një klub nate në Orlando, vrasje këto të kryera nga një njeri që ishte zotuar për besnikëri ndaj ISIS-it.
Gjithashtu edhe më herët ishte raportuar se al-Baghdadi, i cili proklamonte veten si kalifi i të gjithë myslimanëve rreth dy vite më parë, ishte vrarë apo plagosur.
Sipas webfaqes Abna24, al-Baghdadi ishte vrarë të dielën në mëngjes nga një sulm ajror në Siri, gjë e cila ende nuk është konfirmuar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të. /Telegrafi/