Telegrafi

Absurde: Ngrohtorja e qytetit të Shkupit i lëshon vërejtje para padisë qytetarit për vetëm 3 denarë (Foto)

Ngrohtorja e qytetit të Shkupit njihet për sjelljet absurde me qytetarët e Shkupit. Këtë herë ata kanë dërguar vërejtje deri tek banori i Shkupit Valmir Kuçi për një borxh prej 3 denarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Vërejtje para padisë” shkruan titulli i letrës që i ka mbërritur qytetarit Kuçi i cili e ka postuar të njejtën në Facebook.

Borxhi qesharak për të cilin është paralajmëruar qytetari duhet të merret parasysh nga Noteri. Ky borxh daton që nga 15 dhjetori i vitit të kaluar.

Në vërejtje shihet edhe harxhimi shtesë prej 120 denarë për shërbime administrative dhe 500 denarë për punën që Noteri.

Përndryshe, tre denarë të përkthyera në euro bëjnë: 0.048 cent./Telegrafi/