Telegrafi

“Absurde është pjesëmarrja e Kosovës në kualifikimet për Evropian”

Presidenti i klubit serb të basketbollit Crvena Zvezda, Nebojsha Çoviq, thotë se Kosovës nuk duhet t’i lejohet pjesëmarrja në kualifikimet për Kampionat Evropian.

Sipas tij, kjo nuk do të kishte sens. Mirëpo, kreu i klubit serb duket se ka harruar që Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është pranuar në FIBA, përcjell Zëri.

“Po dëgjoj fjalë se ka mundësi që i ashtuquajturi Reprezentacion i Kosovës do të marrë pjesë në kualifikimet për Evropian. Kjo do të ishte absurde”, ka thënë Çoviq në konferencë për shtyp.

Serbia rrezikon të mos marrë pjesë fare në kualifikimet për Evropian, ku pritet të debutojë Kosova.