Site icon Telegrafi

Absolventët e UT-së kërkojnë heqjen e pagesës së diplomimit

Absolventët e Universitetit të Tetovës kërkojnë heqjen e pagesës për pjesëmarrjen në ditën ceremoniale të hedhjes së kapelave. Një numër i konsiderueshëm i absolventëve nuk bëhen pjesë e këtij manifestimi për shkak se për veshjen e mantelit ceremonial prej 2 deri në 3 orë, studentët duhet të paguajnë. Gjatë viteve të kaluara për mbajtjen e këtij manteli dhe kapelave ata thonë se është paguar nga 2000 denarë, ndërkaq për këtë vit çmimi është 1000 denarë.

“Ky çmim është shumë i shtrenjtë për arsye se duhet Fakulteti vetë ta kryejë këtë obligim ta financojë sepse ne atë ditë duhet vetëm të shkojmë ta hedhin kapelën për gati gjysmë ore, dhe pastaj mantili i mbetet Fakultetit , kapelat do t’i mbeten Fakultetit ne do të kthehemi në shtëpi. Lajmërim zyrtar nuk ka, ne përmes kolegëve kemi komunikuar se atë ditë duhet të shkojmë nga ora 8:00 të bëhemi gati, t’i zejmë vendet. 1:25 Unë nuk besoj se do marr pjesë sepse do jetë shumë për të paguar, thjeshtë vetëm një orë dhe do kthehesh në shtëpi paratë do të shkojnë bosh”, absolvente, Universiteti i Tetovës.

Ermira Kamberi, ish studente e UT-së e cila nuk ka qenë pjesë e kësaj ceremonie shkaku i pagesës së lartë thotë se UT-ja këtë shërbim duhet që studentëve t’ua mundësojë falas.

Të pyetur se në bazë të çfarë kriteresh caktohen këta çmime nga UT-ja nuk kanë përgjigje.

Kostumet që shfrytëzojnë studentët nuk qepen për çdo vit dhe nuk përshtaten me masën e studentëve. Ata trashëgohen nga gjeneratat paraprake. Në këtë manifestim madje mund të marrin pjesë edhe studentë të cilët nuk kanë kaluar në kohë provimet apo të cilët nuk dihet nëse do t’ja dalin që një ditë të diplomohen.

Exit mobile version