Telegrafi

Abrashi: Vota ka peshë, shfrytëzojeni të drejtën e votës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit.

Abrashi ka thënë se vota ja peshë prandaj përmes votimit mund të bëhet ndryshimi.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit pasi vota e tyre ka peshë”, u shpreh Abrashi.

Abrashi fillimisht ishte vetëm me pasaportë, por tha se dëshiroi të votonte me letërnjoftim prandaj shkoi ta merrte letërnjoftimin për të votuar më pas. /Telegrafi/