Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka komentuar faktin se ai po përmendet si kandidat i mundshëm për të parin e komunës së Prishtinës.
“Nuk është diskutuar asnjëherë. Duhet të diskutohet në struktura, degë dhe Kryesi. E di që po përmendet, njerëzit kanë të drejtë të flasin dhe të shprehin preferencat e tua”, tha Abrashi si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
Abrashi nuk ka dashur ta pranojë ose mohojë kandidaturën e tij për kryeqytetin e Kosovës.
“Flasim në emisionin e ardhshëm. Besoj që të tregoj herën tjetër, janë strukturat partiake që vendosin”, ka përfundur ai. /Klan Kosova/