Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se është hipokrizi prej atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale që tash të thonë se është gjykatë e padrejtë.
Ai në Rubikon është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi duhet dhënë dorëheqje pas publikimit të aktakuzës ndaj tij.
“Republika e Kosovës ka nevojë për një president. Në këto rrethana ai [Thaçi] nuk mund të jetë president, sepse nuk do ta takojë askush, ai do të mbetet i izoluar. E ka të pamundshme ta ushtrojë funksionin dhe ta përfaqësojë Kosovën”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.
“Thaçi nuk gëzon mbështetje edhe brenda Kosovës. Ai gëzon mbështetje 13% në një sondazh të UNDP”.
Abrashi ka theksuar se Gjykata Speciale është gjykatë ‘Sui-Generis’
“Nuk mund të presim gjëra të zakonshme nga ajo dhe kjo është arsyeja pse e kemi kundërshtuar. LVV nuk ka nevojë që përmes Thaçit të kërkojë zgjedhje, ato i kërkojmë për arsye të njohura”.
“Kurti nuk do ta lidhte fatin e tij personal me institucionet e Kosovës. Kosova ka nevojë për një president i cili jashtë nuk i ka dyert e mbyllura”.