Site icon Telegrafi

Abrashi: Shumë shpejt finalizohet lista e invalidëve të luftës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj dhe sekretarin e Shoqatës, Enver Krasniqi.

Në takim u diskutua lidhur me procesin e finalizimit të listës së invalidëve të UÇK-së dhe për formimin e Komisionit Mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se shumë shpejt pritet që Komisioni Qeveritar të finalizojë listën e invalidëve të luftës, të cilëve do tu njihet statusi i invalidit të luftës, dhe menjëherë pas kësaj, do të vazhdohet me themelimin e Komisionit Mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit dhe procedurave tjera për fillimin e pagesave. /Telegrafi/

Exit mobile version