Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka shpalosur një strategji dalëse nga situata aktuale e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Kthimi në normalitet, sipas Abrashit, duhet planifikuar nga tash.
“Një infuzion financiar duhet të sigurohet për bizneset për të siguruar likuiditetin e humbur gjatë implementimit të masave në luftë me Pandeminë. Një kredimarrje e volitshme afatgjate, me grace period të mjaftueshëm për rimëkëmbje të bizneseve të dëmtuara, ku rolin e garantuesit dhe interesin e merr përsipër shteti”, shkruan Abrashi në Facebook. /Telegrafi/