Telegrafi

Abrashi: Reflektimi i Pacollit, përtej interesit personal

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka vlerësuar reflektimin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për formim të institucioneve.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Pacolli edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”.

Postimi i plotë i Abrashit:

“Reflektimi i Pacollit

E vlerësoj qëndrimin e  Behgjet Pacollit,  i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoj ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.

Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë.

Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve,  tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij  ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje.

Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara” (sic), ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/