Site icon Telegrafi

Abrashi: Qosja po dëshiron gjakderdhje ndërshqiptare

Ministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i ka reaguar Rexhep Qosjes për deklaratat që i ka dhënë një televizioni shqiptar, duke e quajtur “qoftëlarg që dëshiron gjakderdhje ndërshqiptare”.

Duke ia rikujtuar debaklin zgjedhor në zgjedhjet e para të pasluftës, Abrashi thekson se Qosja është një mizantrop që duhet të shpërfillet në çapitjet e tij të fundit për të “shijuar” edhe një gjakderdhje.

“Qoftëlargu paska dal nga errësira e historisë ku e degdisi populli i Kosovës me votë, në zgjedhjet e para pas luftës. Qoftëlargu sonte s’la gjë pa thënë në çapitjet e tij të fundit për të “shijuar” edhe një gjakderdhje ndërshqiptare. Me këtë mizantrop duhet të veprojmë thjeshtë, shpërfillje! Me të sha i keqi është shenjë e mirë!”, shkruan Abrashi në Facebook.

Exit mobile version