Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në Prishtinë ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Siç bën të ditur Abrashi, me ministrin Reirs nesër do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në funksion të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Abrashi dhe Reirs sot kanë vizituar Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë – Ibrahim Rugova”.