Telegrafi

Abrashi: Për LDK-në, Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm për president

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të koalicionit.

Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria Hoti duhet të vazhdojë të qëndrojë në pushtet pasi sipas tij është një fillim i mirë.

Ai ka thënë se koalicioni nuk i ka numrat për zgjedhjen e presidentit.

“Kjo do të thotë se ne duhet të kërkojmë numra për të ruajtur qeverisjen e vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur për disa nga kandidatët e përfolur për këtë post, Abrashi i ka vendosur vijë të kuqe vetëm Vetëvendosjes.

“Unë nuk jam njeri përjashtues, por aq sa e njoh LDK-në, Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm”.

Abarashi nuk ka dashur të japë opinion për kandidaturën e Vlora Çitakut dhe nëse kjo do të ishte e pranueshme për LDK-në.

“Po të përgjigjesha në këtë pyetje do të zbulohesha”, ka deklaruar Abrashi duke qeshur./Telegrafi/